Subscribe

Për të dytën herë Partia Socialiste mund koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë.

 

Ndyshe nga vendoret e majit mazhoranca qeveriëse dërmoi dyshen Sali Berisha-Ilir Meta me një diferencë prej 1752 votash.

 

Zgjedhjet e 14 majit socialisti Edison Memolla i fitoi me 21 vota ndaj kundërshtarit të tij të vetëm, kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

 

Rivotimi për krybashkiakun e ri të Rrogozhinës prodhoi një pjesëmarrje më të lartë 1327 votues më shumë në krahasim më zgjedhjet e majit, që ishin rreth 10 mijë e 200.

 

Nga rezultati i dalë duket se Partinë Socialiste e votuan jo vetëm zgjedhësit e shtuar të ditëve të nxehta të  korrikut por edhe një pjesë e atyre që në 14 maj votuan opozitën.

 

Në reagimin në Twitter, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ku Rrogozhina bën pjesë, Erion Veliaj falenderoi veçmas të djathtët që i thanë jo “non gratës” Sali Berisha.

 

ERION VELIAJ

 

DREJTUES POLITIK I QARKUT TIRANE

 

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas!

 

Qytetarët e Rrogozhinës u thirrën për të dytën herë për të votuar për kryebashkiakun e ri. Kolegji Zgjedhor vendosi të përsëriten pasi gjeti në paligjshmëri krijimin dhe funksionimin e qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës.

 

Ishin votat e të burgosurve që në 14 maj përmbysën rezultatin dhe i dhuruan fitoren socialistit Edison Memolla me një diferencë të lehte prej 21 votash ndaj kundershtarit të opozitës, Shkëlqim Hoxha.

 

Në 23 korrik të burgosurit nuk votuan por kjo nuk e ndryshoi fituesin, madje ai suprizoi në rezultat dhe pjesëmarrje më të lartë duke sfiduar edhe të nxehtin përvëlues të së dielës së plazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *