E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS fiton Bashkinë Vorë, “Shtëpia e Lirisë” mund Bashën

Me 7530 vota, kandidatura socialiste, Blerim Shera është zgjedhur kryebashkiak i ri i Vorës.

 

Rezultati për këtë bashki, në të cilën u votua me sistem elektronik, u shpall mbrëmjen e kësaj të diele nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiabashi.

 

Reklamë

Në vendin e dytë në Vorë doli kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana, e pas tij, kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku.

 

“Kemi mbyllur procesin e votimit në të gjithë qendrat e votimit. Kemi rezultatet e të gjith qendrave të votimit të Bashkisë Vorë. Janë rezultate paraprake. Pjesëmarrja: 11,096 zgjedhës që kanë votuar për kanidatët e Bashkisë Vorë. Kandidati Lulzim Vrama i “Shtëpisë së Lirisë” 2589 vota; Blerim Sheraj i PS: 7530; Ymer Marku i PD: 687 vota”, u shpreh Celibashi.

 

Vijon…

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë