Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar pse sipas tij kryeministri Edi Rama ka frikë që të pranojë kërkesën e opozitës për t’iu drejtuar ODIHR-it për hapjen e listave.

Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi shkruan se PS është kthyer 20 vite pas dhe kërkon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ai shton se PS po tenton që të ndryshojë sistemin zgjedhor, edhe pse gara ka filluar.

“Ja pse Rama ka frike ODIHR-in

Ne vitin 2001 PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Nje sistem i komplikuar qe mund te manipulohej. Pikerisht sistemi qe prodhoi Dushkun famekeq qe i dha padrejtesisht PS-se 9 deputete. Por nuk qe vetem Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidateve te pavarur fallso.
Per te manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me te njejtat vota te marra‎, PS regjistroi shume ministra dhe drejtues te saj si kandidate te pavarur. Nese ata fitonin, nuk quheshin si deputete te PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-se nga llogaritja e pergjitheshme. Nese nga vota e pergjitheshme proporcionale PS-se do t’i takonin 61 deputete, por ne mazhoritar kishte fituar 61 te tille, PS nuk do perfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 ne mazhoritar = 0 mandate kompensuese). Por nese 10 prej deputeve socialiste ishin zgjedhur si te “pavarur”, keta nuk do t’i llogariteshin PS-se e cila do te quhej se kishte fituar vetem 51 deputete nga mazhoritari dhe do t’i takonte te merrte edhe 10 te tjere si kompensim nga proporcionali. Me kete truk, ne vend qe PS te merrte vetem 61 deputete sa i takonte, do te merrte 71 te tille (51 zyrtarisht dhe 10 te “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe keshtu do te formonte qeverine. Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar te Kushtetutes ne 1998 dhe raundin e dyte te zgjedhjeve lokale te masakruara te 2000 si dhe protestonte ne bulevard thuajse cdo dite ndaj shkeljes se te drejtave. Nje nderkombetar shume i rendesishem asokohe ne Tirane madje shprehej se “nese gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atehere eshte e lejuar”. Me kete “leje” ne xhep, PS filloi fushaten. Kandidatet e saj te “pavarur” fallso qe deri para fushate ishin ministra, benin fushate me postera me logon e PS-se. Por nje profesor i shquar dhe ekspert nderkombetar‎ u skandalizua kur e degjoi kete dhe e denoncoi publikisht ne deklarate per shtyp ne Rogner.‎ ODIHR u shqetsua shume per mundesite manipulative te ketij truku dhe ne Tirane erdhi vete Drejtori i ODIHR. Ne oborrin e OSBE te mbushur me nderkombetare dhe media, me nje anglishte me theks francez, ai deklaroi: “Kandidatet e pavarur jani si grate shtatezena. Grate ose jane shtatezena ose nuk jane. Edhe kandidatet e pavarur, ose jane vertet te pavarur ose nuk jane.” Te pranishmit qeshen me batuten lapidare qe vrau fallsitetin e “te pavarurve” te PS-se. Nderkaq, ata qe ishin aty e qe kishin mbeshtetur kete gjetje te PS-se, ulen koken dh‎e heshten. Me pas KQZ u detyrua t’i varte tek PS ministrat socialiste qe garonin si te pavarur‎. Kjo eshte nje histori e vertet e qershorit te 2001. Ja si eshte kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kerkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar. Per kete arsye ka frike nga ODIHR dhe bllokon Keshillin Politik qe te kerkoje asistencen e tij, sepse e di pergjigjen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *