Me qëllimin për ta pastruar politikën nga bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, javën e ardhshme Partia Socialiste do të bëjë zyrtarisht propozimet e saj.
Ajo kërkon që kryetarit të partisë t’i hiqet drejtimi i forcës politike nëse rezulton bashkëpunëtorë i ish-sigurimit të shtetit. Po aq, për të njëjtën arsye, t’i ndalohet çdo individi të kandidojë për deputet, kryebashkiak apo anëtar i këshillit bashkiak.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Ne vazhdojmë ta kemi në prioritetin e punës sonë. Maksimumi në dhjetë ditët e ardhshme do të jenë të depozituara.
Përveç dy angazhimeve të Partisë Socialistëve, në kuvend deri më tani janë depozituar katër nisma. E autoritetit të dosjeve që kërkon riverifikimin e pastërtisë së figurës për të zgjedhurit e popullit dhe tre të asaj partie Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për hapjen e dosjeve, dekomunistizimin e kthimin në muze të ish burgut të Spaçit dhe kampit të internimit në Tepelenë.
Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla tha se ndryshime ligjore do të kërkohen edhe në ligjin për financimin e partive politike, pas pretendimeve të komitetit amerikan i zbulimit se në 2017 partia demokratike me në krye Lulzim Bashën përfitoi financime ruse në vlerën e 500 mijë dollarëve.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Rasti i bërë publik, është rasti i një këmbane alarmi. Ky kërcënim që vjen nga Rusia duhet adresuar me ndërhyrjet e duhura, që ka të bëjë qoftë më ligjin për ligjin për partitë politike, qoftë në kodin zgjedhor. Duhet më shumë transparencë në çështjet që lidhen me financimet e partive poltike dhe financimet për fushatat zgjedhore.
Pas deklaratës në parlament se ish kryeministri Sali Berisha do të shpallet së shpejti “non grata” edhe nga Bashkimin Evropian, Taulant Balla tha se ajo nuk është e mbështetur në një burim zyrtar për në një hamendësim të tij.
TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Këta individë që dëmtojnë stabilitetin dhe janë shembuj konkret të përfshirjes në korrupsion të nivelit të lartë të kenë të njëjtën qasje edhe nga parlamenti evropian dhe më pas edhe nga vendet anëtare te BE-së. Është intituive, është logjike që kjo të ndodhi dhe besoj se kjo do të ndodhë.