E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS e Korçës nis riorganizimin, Niko Peleshi sjell udhëzimet e Asamblesë

Dega e Partisë Socialiste ka nisur menjëherë takimet në strukturat e saj pas mbledhjes të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

 

Reklamë

Të premten është zhvilluar një takim me të deleguarin e Qarkut Niko Peleshi dhe anëtarë të Asamblesë, bëjnë me dije nga PS e Korçës.

 

‘Diskutuam sot detyrat mbi proçesin e riorganizimit të strukturave sipas udhëzimeve të caktuara nga Asambleja Kombëtare’ thuhet në njoftimin zyrtar. Pavarësisht se si u mbajt ky takim partiak, organizatorët dhanë mesazhin në fund të tij se ‘sfida jonë është më shumë punë dhe objektiva të reja, duke qënë më pranë qytetarëve’.

 

Kohët e fundit, kryetari I PS dhe Kryeministri Edi Rama ka lëshuar mesazhe me spec si për strukturat partiake edhe ato qeverisëse.

 

Ai ka paralajmëruar se Partia Socialiste mund të kalojë në humbje dhe rotacion të pushtetit në rast se bëhet strehë vetëm e vegjetimit të ‘buburrecave’.

 

Situata e trazuar dhe e turbullt politike në vend, nuk përjashton as zgjedhje të parakohëshme parlamentare ndaj edhe Rama ka shkundur varësinë e tij politike për riorganizim të strukturave.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë