Subscribe

Bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-sigurimit të shtetit të përjashtohen nga jeta politike dhe publike e vendit. Ky është propozimi përfundimtar i Partisë Socialiste.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMEMENTAR TE PS

Duhet që anëtarët qofshin oficerë apo punonjës operativë të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorët sekretë të sistemit të mëparshëm dhe spiunë apo denoncues, të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai. Të njëjtën qasje, nuk mund të jenë  kryetar të partive politike  në një sistem politik  pluralist demokratik ata që kanë qënë dikur bashkëpunëtor, me status oficeri, me status denoncuesi të sigurimit të shtetit.

 

Në dy propozimet e socialistëve që do të kërkojnë ndryshime në dy ligje, atë të dekriminalizimit dhe partive politike, kërkohet që ai do të jetë me fuqi prapavrepruese. Pra nëse një zyrtar i shtetit, qoftë ai në pushtetin vendor, qendror, administratën publike dhe organet e drejtësisë vërtetohet se ka qenë bashkëpunëtorë ish sigurimit të shtetit, largohet menjëherë nga detyra.

 

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMEMENTAR TE PS

Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që paraqet subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë, përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë e posteve publike qoftë nëpërmjet zgjedhjes apo emërimit, personi ngarkohet dhe me përgjegjësi penale për deklarim të rremë njëlloj siç dhe ka funksionuar  deri më tani ligji i dekriminalizimit.

Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një çertifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini,  dhe kanë rënë certifikatat e këtyre dy komisioneve për shkak  se tashmë duhet  që të kalojmë përmes verifikimit , pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo.

 

Nje ditë pasi me votat e socialistëve dhe deputetetëve mbështetës të Enkelejd Alibeaj votuan por hapjes së dosjeve, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kërkoi votën e opozitës.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMEMENTAR TE PS

Cilësoj  se për miratimin e ligjit për garantimin e integritetit duhet një  shumicë e cilësuar me jo të paktën  se 3/5 e anëtarëve  të Kuvendit  dhe shpresoj që të gjitha  përbetimet e djeshme  të përfaqësuesve të opozitës, përfshirë këtu, Kryetarin e Grupit Parlamentar Z, Alibeaj se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për  të garantuar që personat që hyjnë në juridiksionin e këtij ligji të mos  jenë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë apo e  organeve të tjera të larta shtetërore

 

Ndryshe nga sa ishte deklaruar më herët, Partia Socialiste u tërhoq nga ideja e ndalimit të ish sekretarëve të partisë gjatë regjimit komunist për t’u zgjedhur kryetar partie. Si arsye të bërjes një hap pas, Taulant Balla dha:

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMEMENTAR TE PS

Është në vlerësimin e qytetarëve shqiptarë nëse ky person mund të hyjë nën juridiksionin e këtyre ndalesave, në këtë kuptim, por ne e kemi të pamundur ta bëjmë këtë me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *