Subscribe

Bashkinë e Vlorës janë numëruar 191 QV nga 226 që janë në total.

 

Partia Socialiste si në shumë prej bashkive të tjera, kryeson në votat për Këshillin Bashkiak. Deri më tani PS ka marrë 59.91% të votave që përkthehen në 33 mandate. Bashkë Fitojmë 16.64% të votave ose 9 mandate, 6.20% ose 3 mandate PD, 2.28% ose 1 mandat PPA, 2.12% ose 1 mandat PR, 1.81% ose 1 mandat PDS, 6.20% ose 1 mandat LZHK. Edhe PDIU ka arritr të sigurojë 2 mandate  me 4.01% të votave.

 

Selenicë, kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar, PS kryeson me 31.92% përkthyer në 8 mandate. BF ka vetëm 5.26% të votave ose 1 mandat. Ndërkohë, 9.20% të votave ose 2 mandate ka PD, 9.19% ose 2 mandate PAA, 8.65% ose 2 mandate PSD, 9.85% ose 2 mandate ALD, 8% ose 2 mandate AD dhe 4.56% ose 1 mandat PR. Edhe Partia e Gjelbër ka marrë 1 mandat me 6.66% të votave.

 

Në bashkinë e Sarandës kryeson PS me 29.39% ose 12 mandate, 11.69% ose 4 mandate Bashke Fitojmë, 5.05% ose 2 mandate PD, 6.09% ose 2 mandate PLL. Nga 1 mandat marrin PAA, PR, PSD, FRD, MEGA, PBK dhe kandidati i pavarur Ibrahim Bajrami.

 

Në Delvinë sërish kryeson PS me 42.04% të votave ose 8 mandate. BF ka 16.89% të votave ose 3 mandate. 13.64% ose 2 mandate PSD, 9% ose 1 mandat PD dhe 5.54% ose 1 mandat PDIU.

 

Himarë janë numëruar vetëm 14 nga 36 QV. PS ka marrë 37.56% ose 9 mandate, 27.88% ose 7 mandate Bashkë Fitojmë. Në këtë bashki deri më tani PD ka marrë 1 mandat me 4.54%. Po aq ka marrë edhe, 1 mandat me 4.82% dhe 6.02% ose 1 mandate AAK. MEGA ka arritur të sigurojë 2 mandate me 9.08% të votave.

 

Konispol janë numëruar 12 nga 16 QV. Edhe në këtë bashki ka marrë shumicën PS me 39.33% ose 7 mandate, 16.70% ose 3 mandate Bashkë Fitojmë, 16.19% ose 2 mandate PDIU, 9.09% ose 1 mandat PD. Nga 1 mandat marrin edhe PR dhe PLL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *