Subscribe

Nëse për emrin e presidentit të ri do të duhet të presim, për profilin e tij ose të saj, Partia Socialiste dhe Demokratike zyrtare janë i të njëjtit mendim. Ndryshe nga Ilir Meta, pasuesi i tij nuk do t’i përkasë asnjë prej dy forcave kryesore politike.

 

ENKELEJDA ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PD
Do te keni nga ne, president jo i politikes dhe i gjithe shqiptareve, qe te kete treguar ne te shkuaren qe di ti qendroje tallazeve dhe te politikes dhe joshjeve te politikes.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS
Partia Socialiste e Shqiperise nuk kerkon nje president nga Partia Socialiste. Ne duam nje president te gjithe shqiptareve. Ky eshte i vetmi kusht qe ne kemi ne negociate.

 

Me këtë dakordësi, socialistët dhe demokratët u morrën vesh me njëri tjetrin që 16 maji të jetë raundi i parë i votimit për kreun e ri të shtetit.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS
Besoj qe me kete propozim i kemi permbushur te gjitha pritshmerite pozitive te disponilitetit per nje proces serioz.

 

ENKELEJDA ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PD
Deri te zarfi do te ishte dhe do te kishte perfunduar, sec kam dyshime se kjo mund te jete por gjithesesi ne keteje do te bejme perpjekjet qe dyshime te tilla te hiqen.

 

Për Elisa Spiropalin, një prej të mandatuareve nga Edi Rama për këtë proces, mjafton të mos ishte 17 maji i takimit kokë më kokë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që këtë të fundit e bindi të dilte nga çadra dhe të hynte në parlamentaret e 2017-ës. Zgjedhje të cilat Partia Demokratike i humbi.

 

“Aman vetëm jo 17 maji, se kemi kujtime të këqija”

 

Me nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit në 10 maj, nga palët politike, ku edhe një herë nga Taulnat Balla u nënvizua se Sali Berisha me Komisionin e tij të Rithemelimit është i përjashtuar u kërkua që kandidaturat të propozohen një ditë para zhvillimit të raundit të parë.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS
Ne rast se afati do te jete data 16, ne do te vejme afat qe deri me date 15, ora 16:00, ne kuvendin e Shqiperise te jene depozituar emrat.

 

Duke e shmangur debatin me gjithë akuzat e Partisë Demokratike për një proces fars të propozimit të emrave me zarf, mungesës së legjitimitetit për shkak të disa socialistëve në burg ose nën-arrest për akuzën e korrupsionit, mazhoranca qeverisëse është mikpritëse për të negociuar, edhe pse fitoren e ka në xhep. Zotëron 71 votat e nevojshme për ta zgjedhur e vetme të parin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *