Partia Socialiste është distancuar nga sulmi i ndodhur këtë të hënë në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë, ku mbeti i plagosur një i ri.

Kandidati për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj, ndërsa theksoi që ngjarja të mos politizohet, kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.

“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *