E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

PS çon Nokën në Prokurori

Per here te pare nje parti politike ushtron te drejtën e saj per te kërkuar verifikimin e te dhënave ne formularin e dekriminalizimit. Partia Socialiste iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë se Përgjithshme per verifikimin e deputetit demokrat Flamur Noka. Nënkryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla deklaroi se organi i akuzës duhet te filloje hetimin per kete rast, pasi deputeti Noka nuk ka deklaruar ne formularin e dekriminalizimit  dëbimin e tij nga Ish-Jugosllavia. Balla sqaroi se maxhoranca po përgatit dosje edhe per deputete te tjere, duke përmendur ketu edhe fshehjen e ndryshimit te datëlindjes nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Pas këtyre akuzave ka vendosur per here te pare te reagoje edhe PD per rastin e Flamur Nokes. Ne nje deklarate, PD ka pranuar se deputeti Noka nuk e ka deklaruar rastin e Jugosllavisë,  pasi formulari i dekriminalizimit, është konceptuar  per te treguar krimet e rënda dhe jo per te treguar ato qe opozita i cilëson akte heroizmi. “Formulari i dekriminalizimit, nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë. Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt. Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t’i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19-vjeçarin Flamur Noka.” thekson Partia Demokratike

 

 

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video