E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS: Basha s’i shpëton drejtësisë

Partia socialiste dhe partia demokratike kane replikuar ne distance për te vërtetën e financimeve te partisë me te madhe te opozitës duke akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me ruset.

 

Nga selia roze deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar se Basha duhet te përgjigjet para ligjit për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën.

 

Reklamë

Ndërkohë demokratja Oriola Pampuri  ka ngritur disa pyetje për lidhjet e kryeministrit Rama me ruset.

 

Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s’ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur.

 

  1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
  2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
  3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashkët me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
  4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

 

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

 

  1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Nowikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjetike të Evropës?

 

Çështja e financimeve te partisë demokratike është ngritur edhe ne komisionin e ligjeve ku raportoi komisioneri për informimin.

 

Një dite me pare kreu i PD Lulzim Basha theksoi se financimet e PD janë plotësisht transparente duke hedhur poshtë akuzat e mazhorances.

Vazhdo të lexosh

Reklamë