E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS: Ata që humbën me VETTING-un do të humbin edhe zemrat e shqipëtarëve

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre.

 

Reklamë

Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.

 

Paraditen e sotme, kryeministri Rama gjatë një takimi elktoral tha se “Nëse procesi i VETTING-ut nuk përfundon brenda muajit Maj atëherë marrëveshja do të prishet”. Për këtë deklaratë reagoi kreu i demokratëve Lulzim Basha i cili përmes një shënimi në facebook tha se “Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre.”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë