E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prrenjas/ Aksident i rëndë në minierën e Katjelit, humb jetën minatori 58-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në minierën e Katjelit, në Prrenjas. Fatkeqësisht një minator ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Syrja Bego, 58 vjeç.

58 vjeçari  ishte kryetar i sindikatës së minatorëve. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së njërit prej minatorëve.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë