E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Provokon Luis Enrique: Me Juven më e lehtë se me PSG-në

Luis Enrike e ka “tepruar” me optimizmin e tij para ndeshjes së shumëpritur të mërkurën në mbrëmje kundër Juventusit. Në konferencen e fundit për shtyp, trajneri i Barcelonës nuk i përmbajti tonet e entuziamit me të cilët po e pret këtë ndeshje edhe pse skuadra e tij duhet të bëjë një tjeter përmbysje të jashtëzakonshme si ajo ndaj PSG pasi kishin humbur 4-0 ndeshjen e parë.

 

“Këtë herë në fakt është më e lehte sepse na duhet te bejme 3 gola por duke qene se Juventus mund te shenoje atehere në total ne duhet të bëjmë një gol më pak. Pra nëse PSG i bëmë 6 gola, kundër Juventusit duhet të bëjmë 5. Megjithatë për ne si skuadër gjithcka është e mundur. Ne jemi në gjëndje madje të shënojme edhe tre gola në tre minuta, arma plus e jona do të jetë stadium Kamp Nou.

 

Reklamë

Për një natë të paharrueshme, kërkojme nga tifozet një klime te cmendur në aspektin sportive të entuziazmit, u shpreh Luis Enrike i cili është akuzuar shpesh se i ka prishur ai vetë ekuilibrat brenda ekipit katalanas.

 

Ai tha se kundër bardhezinjve nuk është e nevojshme një ndeshje poerfekte, thjesht skuadra duhet të luajë shpejt e të krijoj raste për gol pasi kështu “remuntada” do të jetë me e lehte. Enrike e cilesoj më shumë rëndësi rikthimin nga pezullimi të Busketes dhe rikuperimin nga dëmtimi të Masheranos ndërsa në fund një tjeter battue për rezultatin e sfidës, “Nëse bëjmë vetë golin e parë, të dytin do e bej tifozeria në Kamp Nou ndërsa I treti vjen vetë’.

Vazhdo të lexosh

Reklamë