E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Provoi vuajtjet e burgjeve”/ Meta dhe Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Maks Velos

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe shkrimtarit Maks Velo.

Në një mesazh ngushëllimi, kreu i shtetit shkruan se zëri i tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të “brishtë institucionale dhe demokratike”, ndërsa e cilësoi simbol të antikonformizmit dhe lirisë së mendimit.

Reklamë

“Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm. Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë! Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Rama shprehet se lajmi për ndarjen nga jeta e piktorit të njohur e ka trishtuar, teksa shkruan: “Çfarë trishtimi! Lamtumirë Maks!

Velo ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 84- vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë