Mbyllen provimet e Maturës Shtetërore. Testimi i dy lendeve me zgjedhje është zhvilluar kete te premte ne ambientet e shkollave te mesme. 3 ore ka zgjatur provimi per te dy lendet qe zgjidhen nga çdo maturant ne varësi te preferencave dhe aftësive te tyre. Rezultati i këtyre provimeve është shume i rendesishem per orientimin dhe hyrjen ne universitet. Deri tani te rinjtë kane marre vetëm rezultatet e gjuhës se huaj, ndërsa pritet te dalin notat e gjuhës shqipe, matematikes dhe ne fillim te korrikut vlerësimi i provimeve me zgjedhje. Ketë vit qe përkoi edhe me fushatën zgjedhore, nuk munguan problemet dhe ndërhyrjet ne administrimin e provimeve. Për shkak edhe te daljes se tezes u ndëshkuan maturante dhe administratore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *