Subscribe

Ne 25 maj te gjithë nxënësit e klasave te pesta do ti nënshtrohen provimit kombëtar per vlerësimin e arritjeve.  Edhe pse nuk është pengues per te kaluar ne vitin pasardhës, ky është nje provim i mirëfillte qe mat njohuritë e nxënësve gjate 5 viteve te arsimit fillor.

 

60 pike do te ketë testi me pyetje nga tre lende, gjuhe shqipe, matematike dhe dituri natyre. Pas vlerësimit nga çdo drejtori arsimore piket konvertohen ne note.

 

Nxënësit qe do te marrin note jo kaluese, nuk pengohen per te vijuar klasën e gjashte. Por ky provim mat jo vetem njohuritë e tyre, por dhe vlerësimet e nivelin e mësuesve te arsimit fillor.

 

Provimi i 25 majit,do te  nise ne orën 10 te paradites dhe zgjat 90 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *