Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën”...

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje,...

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre...

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë në BE...

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e hapur dera...

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se do pakica”,...

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë në Kuvend”,...

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe...

Provimi i Gjuhë-Letërsisë/ QSHA do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi i ndonjë pyetjeje specifike

16 Qershor 15:28

Në takimin që u zhvillua të hënën në Qendrën e Shërbimeve Arsimore mbi pretendimet e ngritura nga maturantët për provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë u theksua se teza nuk kishte dalë jashtë programit orientues.

Po ashtu, u pranua se testi në fjalë ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave, duke u bazuar plotësisht në programin orientues dhe në përpjesëtim të drejtë, gjithashtu, edhe me programin e shkollave profesionale.

“Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, si edhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit etj. Gjatë takimit u theksua dhe u mbështet nga të gjithë të pranishmit se testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore. Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit. Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë.”

Në përfundim të takimit, QSHA vendos se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

“Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës. Gjithashtu, u nënvizua se modeli i testit të shpërndarë tek nxënësit paraprakisht, ka qenë shumë i ngjashëm me provimin e “Gjuhës shqipe dhe letërsisë”, si nga teknika e organizimit të pyetjeve, ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Ky fakt do të thotë se nxënësit kanë qenë plotësisht të informuar mbi natyrën e provimit me të cilin janë ballafaquar javën e kaluar. Përkundër gjithë këtij diskutimi të zhvilluar, QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.”

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
gjuha shqipe letersi Provimi

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën” e dokumentit

më shumë...

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë në Kuvend”, Rama me drejtuesit e PS: Të dëgjojmë qytetarët, pa teatër

më shumë...

Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e ëma e 24-vjeçares: Dhunohej nga bashkëshorti, kishte shenja në trup

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

6:12

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike...

6:09

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama...

5:53

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të...

5:46

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim...

5:39

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë...

5:36

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e...

5:30

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se...

5:24

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë...

5:14

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të...

5:00

Përfshihet nga flakët magazina në Shkozet

4:52

Dosja SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga...

4:39

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:38

Flakët përfshijnë Portugalinë, 800 zjarrfikës në betejë...

4:20

GJKKO jep vendimin për ish-oficerin e Antiterrorit,...

4:05

Qyetarët u ngritën në protestë, harta e...

3:41

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit...

3:26

“Shumë shkelje nga shoferët”, rrugorët në Elbasan:...

3:17

“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha:...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.