E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të do të anulohen”

Ilustrim · Vizion Plus

Provimet e klases së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila argumetoi se ky vendim ka ardhur pasi provimet e lirimit nuk kanë të njejtën peshë më ato të maturës.

Shahini deklaroi se arsyeja pse nuk mund të hapen të gjitha shkollat është për shkak të numrit të madh të nxënësve në shkolla.

“Provimet e klasës së nëntë nuk e kanë të njëjtën peshë si provimet e maturës. Kemi vendosur të marrim këtë vendim. Në mënyrë që provimi i maturës të jetë sa më i drejtë për maturantët, kemi vendosur të hapim shkollën për nxënësit e klasave të 12 për tre javë. 18 maj deri në 5 qershor. Do mbahen leksione vetëm për lëndët e maturës shtetërore.”

Ministrja njoftoi se viti shkollor parauniversitar do të përfundojë në qershor. Nga ana tjetër, ajo shtoi se temat që janë bërë gjatë qëndrimit në shtëpi do të përsëriten kur të rikthehen në shtator.

“Përvec maturantëve, nxënësit e tjerë deri më 29 maj mësim online. Vlerësimet përfundimtare 2 javët e para të qershorit duke marrë parasysh notat deri më 9 mars.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh