Subscribe

Nxënësit e klasave te pesta, do te testohen per njohuritë e tyre, para se te kalojnë ne vitin pasardhës. Gjuha Shqipe, Matematika dhe Ditura e Natyrës janë lendet ku nxënësit do te zhvillojnë provim. Duke filluar nga viti i ardhshëm, testimi është i detyruar per te gjithë 11-vjeçaret.

 

Vendosja e provimeve te detyruara ne klase te peste, fillimisht jo penguese per te kaluar ne vitin pasardhës, do te jete test edhe per nivelin e mësuesve. Nga raporti me i fundit, rezultoi se nxënësit e klasave te pesta kane mangësi te theksuara ne shkrim, nuk dine te shprehen dhe as te kuptojnë atë qe lexojnë. Ndërsa me shume se gjysma e te testuareve, nuk dallojnë dot vlerat me te vogla dhe me te mëdha te numrave.

 

Nuk arsyetojnë dhe nuk zgjidhin dot problema, ekuacione apo llogaritje per gjetjen e masës apo gjatësisë. Raporti nxori ne pah punën e dobët te mësuesve ne arsimin fillor veçanërisht ne Bulqize, Has, Dibër, Skrapar, Tepelene, Berat, ku rezultatet e nxënëseve ishin me te ulëta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *