Subscribe

Presidenca ka paralajmëruar një padi në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.

 

Sipas këshilltarit ligjor të Ilir Metës, Bledar Dervishi, Ministria e Drejtësisë ka shpërdoruar detyrën për rastin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Ai tha në konferencën për shtyp se shkelja e Ministrisë së Drejtësisë konsiston në botimin në Fletoren Zyrtare të renditjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

“Përpara anëtarëve të Komisionit të Venecias, Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk e kam dërguar unë botimin në Fletoren Zyrtare. I kërkuam Qendrës së Botimeve Zyrtare mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit të Republikës, Qendra e Botimeve Zyrtare na është komunikuar që vendimi i datës 21 shtator, është dërguar për t’u botuar nga Ministria e Drejtësisë. Qeveria ka dashur të shtrembërojë gjithë procesin për t’i rrëmbyer Presidentit të republikës emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese. Rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendit. Ky është veprim antiligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Lajthitje? Jo është më shumë se kaq, shpërdorim detyre. Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *