E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Prova të reja për vrasjen e Azem Hajdarit/ Dalin pamjet filmike të 12 shtatorit 1998

Të tjera prova për vrasjen e ish liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, janë siguruar nga prokuroria në procesin ndaj Izet Haxhias, një prej të akuzuarve për krimin e rëndë.

 

Prokurori i çështjes Dritan Nushi  dorezoi një  usb me materiale filmike qe janë marre nga mediat e asaj kohe.

 

Sipas tij ato sjellin prova te reja lidhur me vrasjen. Por trupi gjykues i kërkoi prokurorit që të paraqiste edhe autorizimin përkatës për përdorimin e pamjeve filmike.

 

Ndërkohe të dyja palët,si organi i akuzës ashtu edhe avokati mbrojtës, kanë dorëzuar një kërkesë me emra të cilët sipas tyre do të zbardhin përfshirjen e Izet Haxhisë në vrasjen e Azem Hajdarit. Mes tyre eshte edhe ish kryeministri Sali Berisha.

 

Avokati i Izet haxhias, Idajet Beqiri, pretendon se mbesa e Berishës ka parë lëvizjen e autorëve të vrasjes para ngjarjes dhe e ka njoftuar atë. Ai kërkon nga ish kryeministri që të japë shpjegime se pse nuk njoftoi policinë, por Azem Hajdarin për praninë e agresorëve.

 

Rihapja e dosjes për Izet Haxhinë erdhi pas kërkesës që ai bëri në gjykatën e apelit, kërkesë e cila u pranua.

 

Ndërkohë, Gjykata Penale e Tiranës pritet të shprehet në datën 9 tetor lidhur me kërkesën e prokurorisë dhe të mbrojtjes për thirrjen e dëshmitarëve në gjyq.

Më shumë video