E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protokolli i votimit në 25 prill/ Maska e detyrueshme, kush ka simptoma do qëndrojë në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një protokoll që duhet të zbatohet në 25 prill gjatë procesit të votimit.

Në protokoll janë përcaktuara qartë të gjitha rregullat që duhet të ndjekin anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe votuesit.

Reklamë

Maska do të jetë e detyrueshme, ndërsa qytetarët do të duhet të respektojnë distancimin si dhe të mbajnë një largësi nga votuesit rreth 1.5 metra.

Po ashtu, çdo qytetar i infektuar me COVID ose që ka shfaqur simptoma, do të qëndrojë në shtëpi, në karantinë.

Sakaq, në qendrat e votimit do të jetë edhe 1 person që do të vëzhgojë respektimin e masave kufizuese.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë