E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Protestuesit vendosin të qëndrojnë 24 orë në sheshin para kryeministrisë

Qytetarët u mblodhën sërish këtë të shtunë, në një  protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

 

Sikundër ishte lajmëruar, ata u  mblodhën në fillim në sheshin “Skenderbej” për të marshuar më pas në bulevard, drejt kryeministrisë.

 

Protestuesit kërkuan reagim nga qeveria përballë shtrenjtimit të jetesës.

 

Ata këmbëngulën në rishikimin e disa taksave, siç  janë akciza dhe TVSH-ja apo heqja e disa tarifave të koncesioneve që rëndojnë mbi naftën.

 

Pas refuzimit të kërkesave nga ana e qeverisë, protestuesit thanë se do të qëndrojnë 24 orë në shesh, deri paraditen e të dielës.

 

Qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë në shesh 24 orë,. Nëse ata largohen do të thotë që janë të kënaqur me reagimin e qeverisë

 

Por me kalimin e orëve, në sheshin para kryeministrisë numri I protestuesve u pakësua.

Më shumë video