E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestuesit shqyejnë derën, hyjnë brenda në PD, Basha i izoluar në katin e dytë 

Qindra protestues të mbledhur në godinën e PD kanë shkelmuar dyert dhe dritaret, dhe në orën 11:30 minuta, një grup prej tyre arritën të hyjnë në katin e parë të selisë.

 

Reklamë

Shumë të tjerë kanë përdorur edhe mjete të forta për të hyrë në katin e dytë të goditës, aty ku kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillonte mbledhjen e thirrur me krerët e degëve.

 

Ky ka qenë edhe momenti që ka shënuar përplasjet e dhunshme mes protesuesve dhe mbështetësve të Bashës, pasi individë nga brenda selisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë goditur me shkopinj disa prej tyre që tentuan të hipnin me shkallë në godinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë