Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për 17 personat e arrestuar pak ditë më parë, pas protestës së opozitës, më 16 mars.

Seanca për ta nisi pak minuta më parë.

Ata akuzohen për 5 vepra penale, si “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “goditje për shkak të detyrës”, “kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”.

Në gjendje të lirë policia procedoi edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë demokratike, Gazmend Bardhin, njëherazi edhe organizator i protestës, si dhe disa persona të tjerë.

Po ashtu, hetim në gjendje të lirë u vendos edhe për ish deputetin e PD, Luan Baçi, dhe djalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *