Këtë të shtunë protetsuesit në Hong Kong kanë paralizuar sistemin e transportit të metrove si dhe dyqanet e qendrat tregtare janë mbyllur pas një nate të dhunshme të protestave ku mbeti i qëlluar një adoleshent nga autoritetet.

 

Protestat e së premtes erdhën pas vendimit të lideres Carrie Lam për ndalimin e mbajtjes së maskave gjatë protestave.  Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se kjo masë synon “të kthejë paqen” në kohën kur rendi publik “është në rrezik”.

 

Protestat në Hong Kong kanë nisur tash e sa muaj, fillimisht kundër një ligji për ekstradimin, e cili më pas është tërhequr. Ndërkohë protestat më pas janë zgjeruar në fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.

 

Shumë protestues kanë dalë në rrugë duke veshur maska për të fshehur identitetin nga punëdhënësit, nga frika se autoritetet mund t’iu bëjnë presion bizneseve për t’i ndëshkuar ata.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *