Subscribe

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka qenë i ftuar në emisionin “7 pa 5” mëngjesin e sotëm në Vizion Plus. Ai është ndalur te situata politike në vend dhe ka komentuar gjithashtu protestën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Murrizi vuri në dukje që të pranishmit në protest ishin të kompleksuar të thonin që ishin aty për Berishën, por deklaronin që kishin dalë për opozitën.

“Kush ngatërron betejën ligjore me betejën politike nuk e ka mirë dhe dje unë pashë një hipokrizi të atyre që folën, nuk e di pse kompleksohen të thonë që kanë ardhur vetëm për Berishën. Edhe unë kam parë që është bërë një padrejtësi prandaj isha.
Pra një opzitë dhe një grupim politik kur kërkohet t’i goditet lideri, nuk është turp ta thuash “po kam ardhur në mbështetje të këtij”, sepse nuk mohohet njeriu yt. Përgjegjësia është personale dhe ai do ta vuajë dënimin, por kjo s’do të thotë që unë do ta braktis”, tha Murrizi.

Ai gjithashtu tha se Berisha tashmë ka nisur një betejë ligjore dhe mbetet për t’u parë nëse do të dalë i fituar.

“Unë besoj që po e bën betejën ligjore, sa kohë dërgoi përfaqësuesit e tij ligjor. Është një betejë që ka nisur, nuk është më në dorën e tij që ta lërë gjysmë. Funksionon në sistemet demokratike, mund të mos kesh qejf shumë gjëra por nuk pyetesh për çdo gjë, je i detyruar të përgjigjesh dhe të bësh betejë ligjore. Fitoje betejën ligjore sepse ajo të fuqizon më shumë. Është thikë me dy presa. Do apo s’do Berisha, është një betejë që ka nisur”, u shpreh Murrizi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *