Francezët vijojnë protestat e tyre kundër planit të  presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në ditën 19 të grevës kombëtare, protestuesit francezë dhe policia u përleshën këtë të hënë në stacionin e trenave Gare de Lyon të Parisit.

 

Protestuesit po sfidojnë planet e presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve të Francës, që do të eliminonte pensionet e veçanta për shumë pjesëtarë të sektorit publik dhe rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç.

 

Policia e ndërhyrjes së shpejtë u përlesh me një grup prej afro 30 protestuesish, në një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të kryeqytetit francez.

 

Greva gjithahstu ka prekur edhe stacione të tjera, si Gare du Nord, ku kalojnë trenat e Eurostarit për në Londër dhe Bruksel dhe Gare de l’Est, duke paralizuar rrjetin e transportit të Francës këtë sezon krishtlindjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *