E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestuesit djegin komisariatin e policisë në Minneapolis

Mbrëmjen e së enjtes, demonstruesit e zemëruar për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili vdiq pasi u kap nga një oficer i bardhë i policisë, sulmuan ndërtesën e rajonit të Policisë në Minneapolis duke i vënë zjarrin.

Për pasojë, Policia e Minneapolis braktisi rajonin e 3-të të policisë për arsye sigurie.

“Në interes të sigurisë së personelit tonë, Departamenti i Policisë në Minneapolis evakuoi rajonin e 3-të dhe stafin e saj. Protestuesit hynë me forcë në ndërtesë dhe kanë ndezur disa zjarre”, thuhet në deklaratë.

Më shumë se 500 ushtarë të Gardës Kombëtare janë aktivizuar në Minneapolis, Shën Paul dhe komunitetet përreth.

Reklamë

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shpreh në Tëitter se konstatohet një “mungesë e udhëheqjes” në Minneapolis.

“Një mungesë totale e menaxhimit. Kryetari radikal i majtë shumë i dobët, Jacob Frey, të veprojë së bashku dhe të sjellë qytetin nën kontroll, ose unë do të dërgoj Gardën Kombëtare që të bëjë punën si duhet”, tha Trump.

46 –vjeçari Floyd u arrestua të hënën në Minneapolis, pasi raportohet se u përpoq të përdorte një monedhë të falsifikuar 20 dollarëshe në një dyqan. Mirëpo, policia pretendon se ai i rezistoi arrestimit. Njëri prej oficerëve i vendosi gjurin në qafë dhe nuk reagoi ndaj lutjeve të përsëritura të Floidit që ta linte të lire pasi nuk arrinte të merrte dot frymë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë