Subscribe

Një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën kryesore në fshatin Mushisht, duke e bërë të pamundur kalimin e tre autobusëve me rreth 150 serbë në rajonin e Prizrenit. Qindra tubuesi ishin ulur këmbkryë në rrugë dhe mbanin flamuj në duar. Ata u përplasën edhe me policinë e cila tentoi të largonte protestuesit. Disa prej protestueseve u ndalua nga policia. Ata thanë se nuk do të iknin nga rruga, pasi Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës së Kosovës. Pas protestës, autobusët me qytetarët serbë, janë kthyer mbrapsht. Ata kishin njoftuar për qëndrimin e tyre në këtë fshat me qëllim kremtimin e një feste lokale ortodokse. Lëvizja Vetëvendosje e dënoi ndërhyrjen e policisë së Kosovë dhe trajtimin qe u bëri banorëve atje, duke e cilësuar një akt brutal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *