Protestuesit në Tiranë janë zhvendosur në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” ku janë përballur me kordonë të policisë, duke krijuar një situatë kaotike.

 

Protestuesit vijojnë të bëjnë thirrje për drejtuesit që të fikin automjetet e të bllokojnë edhe më tej rrugët e qytetit. Të shumtë janë ato drejtues të cilët i janë bashkuar thirrjes së qytetarëve, duke krijuar kështu rradhë të gjata autmjetesh.

 

Në vijimësi, Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të mos ketë bllokim të rrugësve, pasi kjo konsiderohet vepër penale dhe paralizon qytetin.

 

“Të nderuar qytetarë zhbllokoni rugët. Bllokimi i rrugës është vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, ishte thirrja e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *