Video · Vendi
Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te “Myslym Shyri”, ndërhyjnë efektivët e policisë
Disa qytetarë janë larguar nga Kryeministria, aty ku nisi protesta, dhe janë zhvendosur te kryqëzimi i “Myslym Shyrit”.
Reklamë
Ata kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe janë shprehur se protesta do të vijojë derisa të plotësohen kushtet, ndërsa iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkohen.
“O sot, o kurrë, o njerëz bashkohuni”, dëgjohen të thonë protestuesit.
Ndërkohë, forcat policore kanë ndërhyrë, duke iu kërkuar që të largohen nga rruga, pasi po bllokojnë qarkullimin.
Më shumë video
Reklamë




