132 persona që morën pjesë në një festë të paligjshme në një park të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve të COVID-19, kanë përfunduar në prangat e policisë belge.

 

Rreth 15 persona, përfshirë protestues dhe policë, u plagosën të shtunën gjatë një përleshje, tha zëdhënësi i policisë Ilse Van de Keere.

 

Rreth 2,000 persona ishin mbledhur në park të shtunën për herë të dytë në një muaj dhe policia përdori topa uji dhe gaz lotësjellës për t’i shpërndarë ata.

 

Disa protestues u mblodhën rreth një zjarri duke thirrur: “Liri!” dhe “Ku është festa? Këtu është festa!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *