E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

“Protestoni kundër reformës dhe vetingut”

Ndërsa opozita po protestonte kundër tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi të postonte në rrjetin social facebook, një shkrim të publikuar nga media irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet më të bukura për të vizituar. Por komentet e qytetarëve e shtynë Ramën të reagonte edhe për protestën. Një nga komentuesit renditi në statusin e kreut të qeverisë disa nga arsyet pse shqiptarët duhet të protestojnë.

 

Kryeministri iu përgjigj me ironi duke thumbuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Mbi të gjitha protesto që të mos shkojë deri në fund reforma në drejtësi, të mos bëhet vettingu, të mos hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe të mos mbyllet dyqani i çizmeve të majta që përdoren edhe për këmbën e djathtë.”, shkruajti kryeministri ne profilin e tij ne facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë