Subscribe

Në Kosovë, dhjetëra punonjës mbështetës në spitalet Covid protestojnë kundër diskriminimit nga qeveria. Në mënyrë simbolike disa prej tyre kanë dorëzuar veshjet mbrojtëse.

Sipas personelit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar dhe Qëndrën Klinike Universitare, rreth dy mijë punonjës nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë pasi ende nuk kanë përfituar pagën shtesë prej 300 eurosh.

 

KASTRIOT GJOSHI PËRFAQËSUES I ADMINISTRATES

 “Personeli mbështetës siç janë: administrata, recepsionistet, IT, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, bocmanët, bartësit e pacientëve, shërbimet teknike, higjienistët dhe kategoritë tjera, çdo dite kanë qenë të rrezikuar dhe ende përballen me Covid-19 dhe të gjithë këta nuk janë përfitues të shumës prej 300 euro të cilën e kanë premtuar publikisht kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj”.

 

Punonjësit shprehen se do të bojkotojnë punën nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deri të hënën.

 

 

NEZIR SOPI  PERSONEL NDIHMËS

 “Këtu janë qindra COVID-a, vozitësit që i kanë bartur. Dhe kemi shërbyer në Klinikën Emergjente, Pulmologji, Dermatologjinë, Infektiven, Sallën Sportive, Neurologjinë. Natë e ditë pa ndërprerë. Vetëm një vozitës i emergjencës ka bërë shërbimet e të gjitha klinikave dhe rastet tjera”.

 

Edhe disa mjekë i janë bashkuar protestës.

 

 

AVDUSH BAJGORA MJEK

“Patjetër që i mbështes, ne nuk mund të punojmë pa personelin ndihmës, është e drejta e tyre që të paguhen, edhe ata rrezikojnë jetën njësoj si ne. ”

 

 

Në muajin mars u miratua pakoja emergjente fiskale me vlerë 180 milionë euro, e cila kishte për qëllim të zbuste problemet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *