Vendi
Protestojnë tregtaret në Durrës

Tregtarët në Durrës që shesin veshje të përdorura, kanë protestuar këtë të premte para bashkisë kundër informalitetit. Ata kanë kërkuar që bashkia të marrë masa dhe të mos lejojë tregtarët e tjerë, te cilët shesin në rrugë dhe trotuare, pasi sipas tyre është një aktivitet i paligjshëm qe dëmton konkurrencën. Ata kanë zhvilluar një takim me kreun e policisë bashkiake, i cili u ka premtuar se nga dita e nesërme, nuk do të ketë më tregtarë të palicencuar që shesin në vende, te cilat nuk janë miratuar si tregje nga ana e bashkisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




