E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestojnë të burgosurit e Peqinit, refuzojnë ushqimin

Ilustrim · Vizion Plus

Pas urdhrit të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të kufizuar takimet e të burgosurve me familjarët për shkak të situatës prej Covid-19, për të dytën ditë me radhë të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin në shenjë proteste kanë refuzuar ushqimin.

 

Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie që një ditë më parë. Sipas burimeve, mësohet se rreth 150 të dënuarit kanë refuzuar ushqimin, si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre nga situata e krijuar me Covid. Burimet thonë se bëhet fjalë për të burgosurit e Godinës B, ku vuajnë dënimin personal që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe kanë kryer vepra të rënda penale.

 

Burime zyrtare nga institucioni i vuajtjes së dënimit të kontaktuar pranojnë protestën që ka nisur nga dje, por sqarojnë se sot numri i atyre që kanë refuzuar ushqimin në mëngjes ka qenë më i ulët. Të njëjta burime sqarojnë se një të burgosuri i lind e drejta të takojë familjen vetëm një herë në muaj dhe këta të fundit duhet të kenë me vete test PCR të 24 orëve të fundit, certifikatë vaksinimi nëse kanë kryer vaksinën, ose vërtetim nga mjeku i familjjes që e kanë kaluar së fundmi koronavirusin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh