Dhjetëra taksistë në Elbasan protestuan këtë të premte kundër konkurrencës së pandershme. Fillimisht ata bënë një parakalim në bulevardin kryesor të Elbasanit duke ju rënë borive dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkisë.
Ata protestuan ndaj taksive elektrike dhe thanë se po favorizohen nga pushteti lokal, por edhe ndaj mjeteve që ushtrojnë aktivitetin taksi në të zezë.
Në lidhje me pretendimet e tyre, Drejtoresha e Planifikimit të Zhvillimit Ekonomik dhe Transportit në Bashkinë e Elbasanit, Alba Canaj bëri me dije se vendqëndrimet janë të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak.
Në Elbasan ushtrojnë aktivitetin e taksistit 70 persona të cilët paguajnë çdo detyrim që u’a kërkon ligji.