Serbët e veriut të Kosovës mbajtën sot një protestë kundër vendimeve të qeverisë.

Pjesë e saj ishin edhe përfaqësuesit e tyre në institucionet e Kosovës të cilët një ditë më parë vendosën të largohen prej tyre. Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç kërkoi formimin e Asociacionit për të cilin tha se ka 10 vjet që e presin.

 

GORAN RAKIÇ

KRYETARI I LISTËS SERBE

 

Mjaft është shkelur marrëveshja e Brukselit dhe populli serb. Me dorëheqjet tona mbrojmë marrëveshjen e Brukselit dhe ligjin. Ne duam paqe dhe vetëm paqe. Ju lutemi mos u bini në provokime, ne nuk jemi faktor përçarës, ne duam të tërheqim të gjitha vendimet e njëanshme për targat dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, për të krijuar Bashkimin e Komunave Serbe.

 

Për situatën ka reaguar sërish sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka shkruar në Twitter se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.

 

Sipas tij deri më tani janë lëshuar 843 qortime pas asnjë incident, duke lënë të kuptohet se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës dhe protesta në veri për Asociacionin është e organizuar në Beograd.

 

Ndërkohë po sot, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak.

 

XHELAL SVEÇLA

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

 

Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

 

Për situatën ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar, i cili ka kërkuar shmangien e tensioneve si dhe vijimin e dialogut pjesë e të cilit është edhe formimi i asociacionit.

 

 

TITRA

PROTESTOJNE SERBET E VERIUT

 

KERKOJNE ASOSACIONIN, KURTI PERGJIGJET: NUK NEGOCIOHEN INSTITUCIONET

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *