Subscribe

Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë dalë në protestë këtë të martë, pasi kanë 3 muaj pa marrë pagat.

 

Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë do të zgjatet edhe më shumë, atëherë masat drastike do të shkojnë deri në bllokimin e  hyrjes së portit.

 

“Kemi 3 muaj pa u pagua, na mashtrojnë herë pas here. Këtu nuk merret vesh se cfarë po ndodh.

Ne po punojmë për bugën e gojës, kërkojmë hakun e punës tonë”, shprehen protestuesit.

 

Sipas tyre situata ka ardhur deri këtu për shkak të  keqmenaxhimit. Ndërkohë drejtuesit e portit thonë se kjo situatë është krijuar nga mungesa e fondeve. Për këtë arsye ata kanë kërkuar një mbështetje financiare nga porti i Durrësit për të shlyer detyrimet e prapambetura  ndaj punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *