Subscribe

Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara kanë protestuar këtë të premte përballë Bashkisë Durrës. Ata thanë se po zvarriten prej shumë kohësh vetëm për të marrë një vërtetim nga zyra e shërbimit social, e cila tregon se ata kanë qenë me statusin e paraplegjikut në vitet 2005 deri në vitin 2010.

 

Një listë – pagesë e tillë do t’i hapte rrugë edhe shlyerjes së shumave përkatëse, për shkak të indeksimit për 5 vjet.

 

Ne jemi mbledhur këtu sot për shkak të parave të prapambetura, për çështjen e mos indeksimit të pagesave nga 2005-2010 dhe për këtë shkak është akumuluar një borxh që është rreth 1.7 milion për pagesë.

 

Shpërfillja nga ana e autoriteteve ka bërë që invalidët të mos e ndjekin siç duhet çështjen edhe në rrugë gjyqësore.

 

Ligji është njësoj si për ty dhe për mua, neve nëse këta nuk na ndihmojnë me zbatimin e dokumenteve të këto listë pagesat, ne do t’i penalizojmë në gjykatë

 

Personat me aftësi të kufizuara thonë se kjo sjellje nga drejtuesit vendor po penalizon edhe kujdestarët tyre.

 

Kryebashkiakja e sapozgjedhur e bashkisë së Durrësit u ka premtuar ndihmë paraplegjikëve, por me kushtin që ata të kenë një vendim gjykate.

 

Ajo tha se ju keni të drejtë, por duhet të keni vendim gjyqi, më sillni vendimin dhe unë jam gati t’ju ndihmoj.

 

Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, të cilët prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 – gusht 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *