Subscribe

Ky qëndrim i deputetëve në seancën parlamentare të 17 nëntorit, nxori në protestë Unionin Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë.

Ata thanë se shpërfillja nga socialistët dhe një pjesë e opozitës, që nuk mbajtën një minutë heshtje për pushkatimin e 39 intelektualëve, është e papranueshme.

 

Për këtë, ata kërkojnë një falje publike në seancën e nesërme parlamentare.

 

BESIM NDREGJONI

UNIONI MBARËKOMBËTAR I TË BURGOSURVE POLITIKË

 

Sot është dita e clirimit të Tiramës dhe do doja që një herë të vetme ky parlament në 32 vite të ketë mundësinë të mbajë një minut heshtje për të nderuar ata intelektual ,nënpunës të shtetit,njerëz të nderuar,që i vrau regjimi ,i vrau diktatura në 44.

 

Thirrja e Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë shkon edhe për ambasadën amerikane.

 

 

Dënojmë urrejtjen e ligjëvenësve shqipëtarë ndaj martirëv të lirisë ,familjarë dhe të përndjekurit politik.U tronditën dhe u trishtuan kur panë nëpërmjet mediave se debudetët nuk u ngritën.Pse hesht grupi i të drejtave të njeriut pse hesht.Grupi i inteletkualëve ,vrarë padrejtësisht nderi i kombbit meritonte një minut heshtje.

 

Në periudhën mes 28 tetorit dhe 16 nëntorit të vitit 1944 ndodhi ajo që njihet në histori si Masakra e Tiranës: komunistët në atë kohë vranë pa gjyq disa prej intelektualëve më të njohur të kryeqytetit në bodrumin e hotelit Bristol natën e 12 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *