E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestojnë fëmijët e kopshtit/ Kërkohet anulimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit, për mbylljen

Dhjetëra fëmijë, prindër dhe gjyshër protestuan sot përpara kryeministrisë për mbylljen e kopshtit privat turk ‘Zybejde Hanim’.

 

Reklamë

Sipas ministrisë së Arsimit, kopshti nuk ka plotësuar kushtet e licensimit.

 

Prindërit shprehen se nuk janë lajmëruar më parë dhe kane mësuar se shkak i vendimit janë bërë kushtet higjieno- sanitare.

 

Prindërit kërkojnë që të jepet një zgjidhje sa më parë, pasi vendimi për kopshtin ndikon dhe në aspektin psikologjik të fëmijëve të tyre.

 

Në bazë të vendimit të ministrisë së Arsimit, të publikuar në fletoren zyrtare të Republikës, kopshti “Zybejde Hanim” duhet të dorëzojë në institucionin arsimor vendor të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer, të kthejë pagesat e kryera për vitin shkollor 2022-2023 dhe të mbulojë të gjitha shpenzimet për transferimin e fëmijëve në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

Më shumë video

Reklamë