E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestojnë drejtuesit e mjeteve 8+1

Drejtuesit e mjeteve 8+1 një ne Fier, kanë protestuar paraditen e se hënës përpara bashkisë. Prej datës 11 shkurt e kane te pamundur te lëvizin për shkak te skadimit te autorizimit, qe u lejonte te shërbenin si furgona taksi ne linjat qytetase. Ata kërkojnë licencimin deri ne fund te këtij vitit kur përfundon edhe afati i vendosur nga Ministria e Transporteve për heqjen nga qarkullimi te këtyre mjeteve. Zbatimi i udhëzimit të Ministrisë se Transportit për vazhdimin e licencimit të aktivitetit të subjekteve “Taksi” 8+1, ka vënë në vështirësi bashkinë, pasi nuk është shoqëruar me nivelin e tarifimit. Bashkia e Fierit i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare ministrisë që të nxjerrë zyrtarisht edhe tarifën për këto autorizime. Nje vit me pare tarifa ishte 20 000 lekë, ndërsa për autorizimin 6 mujor ende nuk është përcaktuar.

Më shumë video

Reklamë