E hënë, 23 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Dhomat Speciale të Hagës.

Tubimi do të mbahet në qendër të Shkupit, ku pritet të mblidhen mijëra mbështetës nga Maqedonia e Veriut, Prishtina dhe Tirana.

Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.

Ata do të kërkojnë gjykim të drejtë dhe do të kundërshtojnë akuzat e motivuara e fabrikuara nga Serbia e Rusia kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Reklamë

Më herët, tubime të ngjashme janë mbajtur në Hagë, Prishtinë dhe Tiranë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë