E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestë për ujin e pijshëm/ 800 banorë me çezma të thara, u drejtohen burimeve

Banorët e fshatit Burimas në Maliq protestuan këtë të mërkurë për mungesën e ujit të pijshëm.

Reklamë

Ata thanë se në këto ditë të nxehta vere po përballen me vështirësi të shumta pasi prej dhjetë ditësh nuk kanë asnjë pikë ujë shtëpitë e tyre.

Të ndodhur në këtë situatë, banorët tregojnë se kanë qenë të detyruar që të mbushin ujë tek burimet e fshatit.

Mungesa e furnizimit me ujë pranohet edhe nga kryebashkiaku i maliqit, Gëzim Topçiu, i cili thotë se shkak për këtë gjendje është bërë shterimi i burimit në fshatin Maçurisht që shërben për furnizimin e zonës me ujë. 

Në fshatin Burimas janë rreth 800 banorë të cilët vuajnë mungesën e ujit. Problematikë kjo që shtrihet në të gjithë njësinë administrative të Pojanit.

Më shumë video

Reklamë