Për të dytën here, banorët e fshatit Kërcik në Dibër kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit të Maqellarës.

 

 

Ata thanë se nuk do të lejojnë zbatimin e këtij projekti pasi sipas tyre do të lërë pa vaditur tokat. Sipas banorëve burimi i ujit është i vetmi motiv që i mban ata në fshat pasi jeta e tyre është e lidhur me bujqësinë.

 

 

Tubimit iu bashkuan dhe banorët e dy fshatrave të tjerë.

 

 

Ndërkohë projekti i bashkisë Dibër synon të sigurojë ujë për 15 mijë banorë të Maqellarës, me burimet e këtij fshati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *