E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë për shpërblimin e fundvitit në Lezhë, personat me aftësi të kufizuar kërkojnë paratë e premtuara nga qeveria

Mosmarrja e shpërblimit të fundvitit me vlere 150 mije lek te vjetra, të akorduar nga qeveria shqiptare, ka ngritur në protestë personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës.

Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.

Reklamë

Personat me aftesi te kufizuar thone se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve.

Nga ana tjetër, përfaqësues të filialit të Postës bëjnë në Lezhë bëjne me dije se fondet ende nuk janë lëvruar nga Thesari, çka ka sjellë edhe krijimin e kësaj situate.

Ata theksojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë