E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestë për rrugën e degraduar, banorët pranë Thumanës: 500 metra janë kthyer në makth për shoferët

Për rreth një orë banorë të fshatrave të njesisë Administrative Thumanë kanë bllokuar rrugën që lidhet me autostradën Thumanë- Kashar, pranë Gramzës.

Kjo pjesë e rrugës me gjatësi rreth 500 metra është bërë makth për drejtuesit e automjeteve, për shkak të amortizimit tejet të rëndë.

Reklamë

Banorët thonë se ky bllokim vjen në shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse.

“Asnjë lloj reagimi nuk ka, as nga bashkia as nga qeveria. Kjo është tallje”.

Banorët thonë se protesta do të vijojë  në ditet derisa autoritetet të ndërhyjnë për rikonstruksionin e plotë të saj./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë